Batusha: Po mundohemi që në bashkëpunim me aleatët të gjejmë një modalitet për konvertimin e dinarit në euro

Një ditë para dorëzimit të propozimit për çështjen e dinarit, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, tha se po mundohen që në bashkëpunim me aleatët të gjejnë një modalitet që qytetarëve serbë t’ju lehtësohet qasja në pagesat që marrin nga Serbia dhe konvertimin e dinarit në euro përmes bankave komerciale të Kosovës.

Deputeti i kësaj partie, Agon Batusha për RTV21 nuk tregoi se çfarë do të jetë propozimi i Qeverisë që do të dorëzohet por tha se modaliteti që do të gjendet do të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Ai ndër të tjera tha se po mundohen që në bashkëpunim me aleatët të gjejnë një modalitet që t’ju lehtësojnë qytetarëve serbë qasjen në pagesat që i marrin nga Serbia.

“Propozimin konkret nuk mund ta bëjmë publik derisa zv.kryeministri do ta bëjë një gjë të tillë por ne sigurojmë qytetarët se aty nuk po diskutohet rregullorja e BQK-së apo çështja e dinarit se a duhe të përdoret apo jo por janë disa teknikalitete të cilat kanë shkaktuar probleme sidomos kur Banka Qendrore e Serbisë s’ka pranuar të nënshkruaj marrëveshje me BQK-në që është marrëveshje normale sidomos kur ka transaksione andaj mungesa e kësaj marrëveshjeje ka shkaktuar probleme për qytetarët serbë të Kosovës të cilët s’kanë se ti marrin ato të holla dhe s’kanë si ta kthejnë dinarin në euro…Kosovë si duhet një marrëveshjeje zyrtare si ndodh normalisht mes dy bankave qendrore ose mundet të zgjidhet ndonjë modalitet tjetër që qytetaret serbë nuk do të kenë telashe që të qasen në ato të holla që iu dërgon Serbia. Ne po mundohemi që në bashkëpunim me aleatët të gjejmë një modalitet që t’ju lehtësojmë qytetarëve serbë qasjen në pagesat që i marrin nga Serbia dhe konvertimin e dinarit përmes bankave komerciale të Kosovës në euro.. por pa shkelur ligjet dhe kushtetutën e Kosovës”, tha Batusha./RTV21/21Media

Back to top button