Kurti sot takohet me nënsekretaren amerikane të Shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me nënsekretaren e SHBA-së për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen.

Siç njoftoi Zyra e Kryeministrit, takimi pritet të nis nga ora 10:15.

Përgjatë takimit do të diskutohen çështje aktuale dhe me rëndësi për vendin.

Mediat mund të marrin pamje nga oborri i Qeverisë./21Media

Back to top button