Bayern i rikthehet fitores në Bundesliga
Bayern Munich është kthyer shpejtë te fitorja në Bundesliga pas asaj humbje të papritur ndaj Bohumit javën e kaluar.
Gjiganti bavarez mbylli me fitore sfidën me Greuther Furth me rezultat 4-1.
Robert Lewandowski me dy gola, autogoli i Griesbeck si dhe goli i Choupo Mouting kontribuan në këtë rezultat, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Hrgeta në minutën e 43’ të ndeshjes.
Pas javës së 23-të, Bayerni vazhdon të jetë lider me 55 pikë, ndërsa në xhiron e 24-të do të takohet me Eintracht Frankfurditn./21Media