​Bayerni përballet sot me ekipin e ri të Leart Paqaradës

Do të jetë Kolni pengesa e radhës në rrugëtimin e Bayernit të Munihut drejtë titullit të kampionit në Bundesligën gjermane.
Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17 të elitës së futbollit gjerman, gjiganti bavarez e pret në “Alianz Arena” skuadrën e cila së fundit kompletoi transferimin e kosovari Leart Paqarada, por që ai do të vesh këtë fanellë pas përfundimit të këtij sezoni.
Kolni ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, kundrejt një barazimit dhe tri humbjeve të tjera, ndërsa Bayerni është lider i tabelës me 35 pikë, ndërsa u ndal me barazim në ndeshjen e xhiros së kaluar nga RB Leipzig me rezultat 1-1.
Në luftën për titull, Bayerni po ndiqet nga Eintracht Frankfurti në vendin e dytë me 30 pikë, aq sa kanë edhe Union Berlini dhe Freiburgu në pozitat tre dhe katër.

Back to top button