Szunyog: Çdo reformë në drejtësi të bëhet në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka zhvilluar takim me Komisionin për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit të Përkohshëm të Vettingut në Sistemin Gjyqësor.
Çdo reformë në drejtësi duhet të bëhet në përputhje të plotë me opinionin e Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës dhe standardet evropiane. Kështu tha Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog gjatë takimit që zhvilloi me Komisionin për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit të Përkohshëm të Vettingut në Sistemin Gjyqësor.
“BE-ja do të vazhdojë të angazhohet me institucionet e Kosovës për çështjet e reformës në drejtësi”, ka thënë Szunyog.
Sipas raportit të Komisionit të Venecias, Kosovës i sugjerohet që reformat në gjyqësor, t’i bëjë së pari duke përdorur mjetet ekzistuese për ruajtjen e integritetit, pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor./21Media

Back to top button