Kaloni te përmbajtja kryesore

Bayram nga Partia Demokratike Turke: Në arsim kemi probleme të hatashme

Yildiray Bayram nga Partia Demokratike Turke e Kosovës në debatin zgjedhor të RTV21 ka shpalosur programin e tyre zgjedhor për zgjedhjen e 9 shkurtit.

Bayram ka deklaruar se në programin e tyre një nga prioritet është arsimi, për çka tha se ”në arsim kemi probleme të hatashme”

”Varsisht nga vendi ku jetojnë dallojnë edhe problemet, në Prizren dhe në Mamush problemin kryesor e kanë në gjuhën shqipe, për çka kanë problem edhe vendet e punës. Edhe programin që e kemi shpalosur primar e kemi që ta kompletojmë këtë. Pasi që shumë të ri shkojnë për të studiuar në Turqi dhe kur kthehen e kanë problem për t’u integruar në tregun e punës”, tha Bayram.

Ai tutje ka shtuar se në shkollat e mesme asnjë libër nuk është botuar në gjuhën turke.

 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button