BB do të ndihmojë në financimin e energjisë së ripërtrishme në Kosovë
Lluka e Hamza u takuan me zëvendës presidentin e Bankës Botërore Cyril Muller
Gjatë takimeve të përvitshme pranverore në Washington të cilat organizohen nga Banka Botërore, ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, dhe ai i ministrisë së financave, Bedri Hamza, u takuan me zëvendës presidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, Cyril Muller me të cilin diskutuan për bashkëpunimin që ka Kosova me Bankën Botërore dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi.
Gjatë takimit, Lluka shpalosi nevojat për ndihmë në sektorin minerar, duke kërkuar asistencë teknike për zhvillimin e Trepçës dhe 11 zonave me interes të veçantë të pasura kryesisht me plumb, zink, nikel dhe krom.
Lluka tha se prezenca e Bankës Botërore në këto asete strategjike është më se e nevojshme për shkak se ndihmon në rritjen e kredibilitetit, transparencës dhe konkurrueshmërisë.
Sipas një komunikate të MZhE-së, përmes Institucionit Financiar Ndërkombëtar (IFC), Banka do të ndihmojë me zhvillimin e procedurave për dhënjen e licencave të energjisë së ripërtëritshme përmes ankandit, duke ofruar edhe financim për 100 më e para.
Zv. Presidenti Muller u shpreh i kënaqur me partneritetin e deritanishëm që ka më Kosovën dhe parasheh rritje të projekteve në fushën e ujërave dhe energjisë./21Media