Kaloni te përmbajtja kryesore

BBC-ja shkruan për aksionin policor në Karaçevë

 

 

Mediumi britanik BBC, ka raportuar për aksionin që u zhvillua gjatë të premtes në Karaçevë të Kamenicës,  kundër kazinove dhe krimit të organizuar.

BBC shkruan se të paktën 10 policë janë arrestuar në Kosovë si rezultat i këtij aksioni. Poashtu ky medium shkruan tutje se  ky është operacioni më i madh i llojit të vet të kryer ndonjëherë në Kosovë, që edhe ishte hetim njëvjeçar.

Kosova i ka ndaluar të gjitha lojërat e fatit vitin e kaluar, si përpjekje për ta goditur krimin”, shkruan mediumi britanik.

BBC po ashtu shkruan se para se të hynte ligji në fuqi, në mars të 2019-s, policia kishte mbyllur mbi 500 kazino ku luhej bixhozi. Gjithashtu, thotë se veçanërisht në sport, këto lojëra ishin bërë jashtëzakonisht të popullarizuara në Kosovë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button