Negociata që po zgjasin më shumë se një javë mes LSDM e BDI-së janë teatër, sepse palët tashmë kanë arritur marrëveshje, thotë Arben Taravari nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Arsyeja pse Taravari i quan negociatat teatër është për shkak se, siç thotë, LSDM ka turp të jetë në qeveri me BDI-në, ndërsa integristët premtuan se do të ketë kryeministër shqiptar, ndërsa tani ka pranuar të hyjë në qeveri pa kryeministër shqiptar, thotë sekretari gjeneral i ASH-së.

Ai rikujtoi se nëse BDI e bën kryeministrin shqiptar, do të ketë mbështetjen edhe të 12 deputetëve të koalicionit, por kjo vetëm nëse kryeministri shqiptar është për 4 vite, e jo me për pazare të tjera, thotë ai. /TV21