BE arrin marrëveshje për të mbrojtur klimën nga gazet karbonikë
Negociatorët e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje politike të dielën për të ulur çlirimin e gazrave karbonikë dhe për të ngadalësuar kështu ngrohjen e planetit.
Sipas marrëveshjes që do të duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, BE-ja do të vendosë kosto të reja për karburantin e përdorur për mjetet e transportit dhe ngrohjen e godinave, duke filluar nga viti 2027.