BE do të ndihmojë Ukrainën me 5 miliardë euro
Ukraina pret të merr 5 miliardë euro ndihmë makro-financiare nga Bashkimi Evropian javën e ardhshme, për të mbështetur ekonominë dhe ushtrinë dhe për t’u përgatitur për dimrin e ardhshëm, tha sot kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.
Kjo do të ndihmojë për të garantuar stabilitetin e ekonomisë sonë, mbështetjen për ushtrinë dhe sezonin e ngrohjes”, tha ai në një deklaratë në Telegram përpara takimit me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Shmyhal, i cili mbërriti në Berlin të shtunën vonë, pritet të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe zyrtarë të tjerë.
Gjermania gjithashtu pritet të dorëzojë sisteme të sofistikuara të mbrojtjes ajrore në Ukrainë këtë vjeshtë, tha kryeministri ukrainas.
Lufta e Rusisë në Ukrainë po shteron burimet e vendit dhe Kievi ka kërkuar vazhdimisht ndihmë financiare nga BE, Shtetet e Bashkuara dhe huadhënësit ndërkombëtarë.