BE e quan të papranueshëm arrestimin e Navalnyt, kërkon lirimin e tij

 

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha sonte se arrestimi i Alexei Navalny pas arritjes në Moskë ishte i papranueshëm dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.

Policia ruse arrestoi sot kritikun kryesor të Kremlinit, Alexei Navalny, pas mbërritjes së tij në aeroportin gjerman, Sheremetyevo ndërsa po përgatitej të kalonte kontrollin e pasaportave, konfirmoi Shërbimi Federal i Burgjeve i Rusisë (FSIN).

Navalny është shëruar në Gjermani muajt e fundit pasi i ka mbijetuar një helmimi.

Ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Josep Borrell u bëri thirrje autoriteteve ruse të respektojnë të drejtat e Alexei Navalny dhe kërkoi në Twitter lirimin e tij.

“Politizimi i sistemit të drejtësisë është i papranueshë”, tha Borrell.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki gjithashtu bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Navalny dhe i kërkoi BE të përgjigjej për arrestimin e tij.

“Arrestimi i Navalny është një përpjekje tjetër për të frikësuar opozitën demokratike në Rusi. Një përgjigje e shpejtë dhe e qartë në nivelin e BE është thelbësore. Respektimi i të drejtave të qytetarëve është themeli i demokracisë”, shkroi Morawiecki në Twitter.

“Unë u bëj thirrje autoriteteve ruse që të lirojnë të arrestuarin menjëherë”, shtoi ai.

Më parë, Lituania, Letonia dhe Estonia kërkuan lirimin e Navalny dhe reagimin e BE dhe kërkuan gjithashtu futjen e masave kufizuese kundër Rusisë.

Në gusht 2019, Navalny është dërguar në Gjermani pasi ka rënë në koma në një fluturim nga Siberia. Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore pretendojnë se ishte një sulm me agjent nervor, por autoritetet ruse mohojnë çdo përfshirje në çështje.

 

Back to top button