Shtetet baltike kërkojnë masa kufizuese kundër Rusisë pas arrestimit të Navalny

 

Lituania, Letonia dhe Estonia sonte bënë thirrje për futjen e masave kufizuese kundër Rusisë pasi kritiku kryesor i Kremlinit, Alexei Navalny, u arrestua pas mbërritjes së tij në Moskë, tha Ministria e Jashtme lituaneze në Twitter.

“Është plotësisht e papranueshme që autoritetet ruse arrestuan Alexei Navalny. Ne po kërkojmë lirimin e tij të menjëhershëm”, shkroi ministri Gabrielius Landsbergis në rrjetin social.

“BE duhet të reagojë menjëherë dhe nëse nuk lirohet, ne duhet të marrim parasysh futjen e masave kufizuese në përgjigje të këtij akti të paturpshëm”, shtoi ai.

Policia ruse arrestoi Navalny pasi ai arriti në Rusi të dielën në mbrëmje nga Gjermania ku po merrte trajtim pas helmimit, konfirmuan avokati i tij dhe Shërbimi Federal i Burgjeve i Rusisë (FSIN).

Sipas FSIN, Navalny do të mbetet në paraburgim “deri në një vendim gjykate” mbi rastin e tij.

Meqenëse rivali më i madh i presidentit rus, Vladimir Putin njoftoi të mërkurën se synon të kthehet në shtëpi, FSIN paralajmëroi se do të “detyrohet” ta arrestojë për shkeljen e një dënimi me kusht me burg.

FSIN tha se Navalny nuk e respektoi dënimin me kusht nga viti 2014 ndërsa ishte në Gjermani, gjë që e detyroi atë të raportonte rregullisht në administratën e burgut të paktën dy herë në muaj.

Shërbimi i burgut rus e akuzon Navalny për dështim për të raportuar vitin e kaluar në lidhje me dënimin me kusht që po vuan. Navalny tregoi se ai ishte në Gjermani për kurim në atë kohë.

Në gusht 2019, Navalny është dërguar në Gjermani pasi ra në koma në një fluturim nga Siberia.

Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore pretendojnë se ishte një sulm me agjent nervor, por autoritetet ruse mohojnë çdo përfshirje në çështje.

Back to top button