BE i dhuron Kosovës një kontingjent prej 30 respiratorësh

 

Kosova ka pranuar një kontingjent prej 30 respiratorësh donacion nga Bashkimi Evropian. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka falënderuar BE0-në për ndihmën në luftën kundër pandemisë.

Po ashtu ai u shpreh se këto ndihma do t’ua lehtësojnë punën profesionistëve shëndetësore.

“Kjo ndihmë e sotme dhe ky kontingjent i ventilatorëve do të ndihmojë shumë në organizim, të cilin po e bëjmë së bashku me SHSKUK-në në ndarjen e përgjegjësive për të ndihmuar çdo qytetar që mund të jetë infektuar dhe po përballet me këtë virus!…Çdo jetë e shpëtuar do të jetë falënderim për taksapaguesit evropianë që po e ndihmojnë Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Zemaj në Facebook./21Media

Back to top button