BE-ja aprovon vaksinën Johnson & Johnson

 

Agjencia Evropiane e Barnave ka miratotuar sot vaksinën Johnson & Johnson kundër Covid-19 për përdorim brenda Bashkimit Evropian.

Vaksina J&J është e katërta që miratohet për përdorim në BE. Kjo vaksinë i bashkohet vaksinës gjermano-amerikane BioNTech-Pfizer, vaksinën Britaniko-Suedeze AstraZeneca dhe vaksinën Moderna të bërë nga SHBA.

Në një deklaratë, EMA tha se të dhënat për vaksinën J&J ishin “të forta” dhe “plotësonin kriteret për efikasitetin, sigurinë dhe cilësinë”, transmeton rtv21.tv.

“Autoritetet në të gjithë Bashkimin Evropian do të kenë një mundësi tjetër për të luftuar pandeminë dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve të tyre,” tha Emer Cooke, Drejtore Ekzekutive e EMA. “Kjo është vaksina e parë që mund të përdoret si një dozë e vetme,” shtoi ajo.

BE tashmë ka siguruar 400 milionë doza të vaksinës, të cilat ishin nën rishikimin e EMA që nga dhjetori i vitit 2020.

Ndryshe nga vaksina BioNTech-Pfizer, vaksina J&J nuk ka nevojë të ruhet në temperatura të ulëta dhe mund të përdoret në zona pa qasje në frigoriferë të veçantë./21Media

Back to top button