Në Klinikën Infektive të QKUK-së, nga sot është lëshuar në funksion sistemi qendror i furnizimit me oksigjen për të gjithë shtretërit e kësaj klinike.

Ky investim, i bërë nga Shërbimi Spitalor Klinik-Universitar i Kosovës (ShSKUK) thuhet se do të ofrojë siguri më të madhe për pacientët që kanë nevojë për oksigjen, e po ashtu do të lehtësojë punën e stafit shëndetësor.

Nëpërmjet një komunikate për media thuhet se Valbon Krasniqi, drejtor i ShSKUK-së, ka vizituar Klinikën Infektive për të parë investimin e bërë dhe funksionimin e këtij sistemi.

Ai është njoftuar nga stafi i kësaj klinike se përmes këtij investimi do të jetë më i lehtë trajtimi i pacientëve dhe stafi i klinikës do ta ketë më të lehtë punën.

Furnizimi me oksigjen qendror do të bëhet nga cisterna me kapacitet 20 mijë litra, investim ky i kryer në vitin e kaluar nga ShSKUK.

Shtrirja e sistemit qendror të furnizimit me oksigjen, do të vazhdojë edhe në Klinikën e Pulmologjisë dhe klinikat tjera të QKUK-së./21Media