BE-ja do të vendosë pakon e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë

Ministrat evropian të financave kanë aprovuar zyrtarisht një paketë të katërt të sanksioneve që kanë target më shumë se 600 shtetas rusë, sipas ministrit francez, Bruno Le Maire i cili e quajti vendim historik.
“Është paketa më e shpejtë, më e fuqishme e sanksioneve e miratuar ndonjëherë në historinë e Bashkimit Evropian”, kanë njoftuar nga ministria.
Sanksionet u zgjeruan dhe ato përfshijnë oligarkë, lobistë dhe propagandues që shtyjnë narrativën e Kremlinit për situatën në Ukrainë, si dhe kompanitë kryesore në sektorët e aviacionit ushtarak dhe të përdorimi të dyfishtë, ndërtimin e anijeve dhe makineritë”, thuhej në njoftim.
I pyetur se a do të ketë sanksione të tjera ndaj Rusisë, ai tha të gjitha opsionet janë në tavolinë./21Media

Back to top button