BE-ja duhet të vendosë ‘herët a vonë ‘ sanksione ndaj naftës dhe gazit të Rusisë 

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po përballen me presion për të sanksionuar eksportet ruse të energjisë pas akuzave që trupat e saj kanë kryer krime lufte në Ukrainë.

Komisioni i BE-së po propozon ndalim të eksporteve të qymyrit që do të konsiderohet si pjesë e një pakete të gjerë të sanksioneve.

Por, kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel i ka thënë Parlamentit Evropian se mendon se “masat për naftën dhe madje edhe gazin do të nevojiten herët a vonë”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Aleatët e tjerë perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, pritet që sot të vendosin sanksione shtesë ndaj Rusisë./21Media

Back to top button