BE-ja i kërkon Kosovës që përmes dialogut ta zgjidh çështjen e dinarit

Zëdhënësi për politikë të jashtme i BE-së, Peter Stano tha se Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje Kosovës që në kuadër të procesit të dialogut që ajo e bënë me Serbinë, të gjindet edhe zgjidhja për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë, që sipas një rregulloreje të Bankës Qëndrore të Kosovës, nga 1 shkurti, përdorimi i kësaj valute ndalohet në territorin e Republikës së Kosovës.

“I dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit e ka në kuadër të mandatit të tij të avancojë dialogun prandaj ai edhe zhvillon biseda edhe me partnerët në rajon dhe me vendet anëtare por edhe jashtë në kontekstin ndërkombëtar. Prandaj bisedat e sotme me presidentin Vuçiq dhe bisedat e nesërme me bashkëbiseduesit në Prishtinë, janë pjesë e mandatit dhe punës së tij dhe të përpjekjeve të vazhdueshme për të ndihmuar të dyja palët që të lëvizë dialogun përpara. Sa i përket vendimit të Bankës Qenrore të Kosovës për rregullimin e çështjes së operimit me para të gatshme që synon të luftojë parregullësitë, të ruaj stabilitetin financiar dhe të shtojë transparencën e hyrjes së parave të gatshme në Kosovë ne natyrisht kemi marrë shënime për këtë. Dhe po ashtu kemi marrë shënime për pasojat që ky vendim ka dhe do të ketë mbi komunitetin serb. Kjo ngre shqetësime, pikërisht për ndikimin që do ta ketë në komunitetin shumicë serb në Kosovë, sidomos në shkolla dhe spitale, për të cilat nuk ka proces alternativ i qasshëm për momentin. Kjo rregullore do ketë ndikim direkt në jetët e përditshme të shumicës së komunitetit të serbëve të Kosovës, që marrin pagë apo asistencë financiare nga Serbia, në dinar serbë. Pra duke i pas parasysh pasojat potenciale të kësaj rregulloreje në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ne presim që aspektet që prekin komunitetin serbë në Kosovë, do të adresohen në kuadër të kronizës së dialogur të lehtësuar nga BE-ja. Ne bëjmë thirrje për një periudhë të duhur të tranzicionit që lejon gjetjen e një zgjidhje të negociuar, në këtë çështje specifike”, tha zëdhënësi për politikë të jashtme i BE-së, Peter Stano.

Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë.

Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb, si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.

Në objektet tregtare, në zonat ku banojnë serbët në Kosovë, përveç euros, përdoret edhe dinari./21Media

Back to top button