BE-ja miraton statusin e vendit kandidat për Bosnjën

Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së ka miratuar dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën.
Vendimi duhet të konfirmohet nga 27 liderët e bllokut, të cilët do të mblidhen në Bruksel për një samit të enjten.
“Kjo dërgon një sinjal të fortë për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe mbi të gjitha, për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës”, shkroi në Twitter ministrja e BE-së e Austrisë, Karoline Edtstadler.
Ky vendim i ministrave do të konfirmohet nga krerët e qeverive anëtare të BE-së gjatë samitit që do të mbahet të enjten, më 15 dhjetor.
Në tetor, Komisioni Evropian rekomandojë dhënien e statusit kandidat dhe anëtarësimin e plotë të Bosnjës në BE, por tha se shteti duhet të përmbushë disa kritere.
Në mesin e kritereve të vendosura për Sarajevën ishin miratimi i ndryshimeve në ligjet për gjykatat dhe prokuroritë, miratimi i një ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, ndërmarrja e hapave konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe sigurimi i funksionimit të disa mekanizmave për përshtatjen e programeve kombëtare me ato të BE-së.
Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova ende nuk ka statusin e vendit kandidat. Prishtina ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të aplikojë për anëtarësim në BE.

Back to top button