Nëntënjakët e Guinness kthehen në vendlindje

Nëntë foshnja të lindura në të njëjtën kohë janë kthyer të sigurt në shtëpi në Mali pasi kaluan 19 muajt e parë të jetës së tyre në Marok.
Foshnjat thyen Rekordin Botëror Guinness për numrin më të madh të fëmijëve të lindur në një lindje të vetme dhe që arritën të mbesin gjallë.
Përpara lindjes në maj 2021, nëna Halima Cissé, tani 27 vjeçe, u dërgua në Marok për kujdes të specializuar.
Para se të ktheheshin ata kishin jetuar me mbështetje mjekësore në Casablanca.
Foshnjat pesë vajza dhe katër djem lindën me prerje cezariane në javën e 30-të, sipas autoriteteve të Malit vitin e kaluar.
Vajzat të quajtura Kadidia, Fatouma, Hawa, Adama dhe Oumou dhe djemtë të quajtur Mohammed VI, Oumar, Elhadji dhe Bah peshonin midis 500 g dhe 1 kg në lindje, tha për AP Prof Youssef Alaoui, drejtor mjekësor i klinika ku ata kanë lindur,
Kishte rreziqe që mund të kishin probleme shëndetësore për shkak të lindjes së parakohshme dhe muajt e parë të jetës i kalonin në spital.
Më pas ata u transferuan në një apartament ku morën kujdes gjatë gjithë kohës nga klinika Ain Borja.
Në fillim të këtij viti, në ditëlindjen e tyre të parë, babai i tyre Abdelkader Arby tha se secili prej tyre ka një personalitet unik.
“Të gjithë kanë karaktere të ndryshme. Disa janë të heshtur, ndërsa të tjerët bëjnë më shumë zhurmë dhe qajnë shumë. Disa duan t’i marrin gjatë gjithë kohës. Ata janë të gjithë shumë të ndryshëm, gjë që është krejtësisht normale.”
Arby tha gjithashtu se ata ishin bërë të famshëm në Mali dhe njerëzit ishin “shumë kishin shumë dëshirë t’i shihnin foshnjat me sytë e tyre”./21Media