BE-ja: Siguria globale nën kërcënim

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ndodhet në Japoni ku do të vizitojë qytetin e Hiroshimës mëngjesin e sotëm.
Në vitin 1945 ai qytet pësoi bombardimin e parë atomik dhe Michel realizoi një vizitë në një memorial atje për të diskutuar gjendjen aktuale të sigurisë globale, transmeton rtv21.tv.
“Ndërsa flasim, siguria globale është nën kërcënim”, tha ai.
“Rusia, një shtet i armatosur bërthamor… po sulmon kombin sovran të Ukrainës, ndërsa bën referenca të turpshme dhe të papranueshme për përdorimin e armëve bërthamore”, shtoi tutje ai.
Ai tha se memoriali ishte “një kujtesë e ashpër e urgjencës” për të forcuar rregullat ndërkombëtare./21Media

Back to top button