BE kërkon presion më të madh ndaj Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka kërkuar përkrahjen e shteteve anëtare për të vazhduar presionin ndaj Kosovës e Serbisë për uljen e tensioneve. Borrell paralajmëroi pasoja për të dyja shtetet nëse nuk kontribuojnë për tejkalimin e krizës në veri.

“Do të njoftojë liderët për gjithë punën e këtyre ditëve. E do të kërkojë përkrahjen për të vazhduar të bëjë presion te palët, që të evitohet eskalimi e të kthehet në normalitet. Shtetet anëtare kanë vendosur në takimin e fundit të Këshillit, që masat duhet të merren, ekonomike e politike, t’u bëhet e qartë se nëse nuk kontribuojnë për shtensionim atëherë do të ketë kosto”, ka thënë Borrell.

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, tha se BE-ja po bënë presion të pabalancuar dhe të pa drejtë ndaj Kosovës.

‘’Nuk mund të ketë barazim të dy palëve sepse as në veprime dhe as në vlera nuk mund të barazohen…”, ka thënë Kusari.

Kusari tha se masat ndëshkuese për Kosovën do të implikonin BE-në në një proces të vendosjes së masave ndaj një vendi me demokraci funksionale.

‘’Dhe me veprime me të gjitha në përputhje me ligjet dhe kushtetutën jo vetëm të Kosovës por edhe me norma të BE-së…”, ka deklaruar Kusari.

Opozita kritikon Qeverinë për mos koordinim me faktorin ndërkombëtar i ka degraduar raportet me BE-në dhe SHBA-në. Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se masat e paralajmëruara do të shkarkojnë dëme tek qytetarët.

‘’Kjo qasje e Qeverisë është shqetësues për të ardhmen e vendit…askush se ka pritur që vendit do të vij në këtë nivel të degradimit…”, ka thënë Haxhiu.

Takimet e ndara në Bruksel të shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, me Kurtin dhe Vuçiq kishin  përfunduar pa marrëveshjen për gjetjen e një zgjidhje për tensionet e ngritura në veri të vendit./21Media

 

Back to top button