BE kërkon që Projektligji për KPK-në të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).
Szunyog ka thënë se presin që drafti të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias para miratimit.
“U njoftova se Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ne presim që drafti të përputhet plotësisht me rekomandimet e Komisionit të Venecias para miratimit të ligjit”, ka shkruar ai në platformën X.
Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) ka kaluar sot në lexim të parë në Kuvend me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./21Media
Noted that the #Kosovo Assembly passed on the first reading the draft law on the Kosovo Prosecutorial Council.
We expect that the draft will be fully aligned with the @VeniceComm recommendations prior to the law’s adoption.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 7, 2024