BE kërkon shtrëngim të masave dhe kontroll të vatrave të reja me COVID-19

 

Bashkimi Evropian (BE) u bëri thirrje sot vendeve anëtare që të forcojnë urgjentisht masat për të kontrolluar vatrat e reja të epidemisë dhe për të shtypur valën e re të koronavirusit.

“Të gjitha vendet duhet të zbatojnë menjëherë dhe me kohë masat në shenjat e para të pikave të nxehta të reja”, nga testimi deri te sigurimi i kapaciteteve spitalore”, tha komisionarja evropiane për Shëndetësinë Stella Kirjakides.

Ajo paralajmëroi në konferencën për shtyp se kjo mund të jetë shansi i fundit për të shmangur përsëritjen e situatës siç ishte pranvera e kaluar.

Sipas të dhënave më të fundit, më shumë se pesë milionë njerëz janë të infektuar me virusin korona në Evropë.

Back to top button