BE mbështet Ukrainën me 50 miliardë euro

27 liderët Evropian kanë rënë dakord për të ndihmuar Ukrainën me një paketë të re të ndihmave me 50 miliardë dollarë.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Të 27 udhëheqësit ranë dakord për një paketë shtesë prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën brenda buxhetit të BE-së. Kjo siguron financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për #Ukrainë . BE po merr udhëheqjen dhe përgjegjësinë në mbështetje të Ukrainës; ne e dimë se çfarë është në rrezik”, ka shkruar Michel në X.

Ai tha se “marrëveshja mbyll një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”.

Ndërsa, kishte frikë se kryeministri i Hungarisë Viktor Orban do të bllokonte paketën e ndihmës siç kishte bërë në një samit evropian dhjetorin e kaluar, raporton BBC.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se ai ishte “mirënjohës” ndaj liderëve të BE-së, duke theksuar se vendimi është marrë nga të 27 liderët./21Media

Back to top button