AKB: Për 5 vitet e fundit ikën nga Kosova mbi 200 mijë qytetarë

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) përmes një studimi ka bërë të ditur se në pesë vitet e fundit nga Kosova kanë ikur mbi 200 mijë qytetarë, të cilët kanë kërkuar jetë më të mirë, standard jetësor, shkollim dhe sigurim shëndetësor në vendet Evropiane.

Ndërsa, Kryetari i AKB-së , Agim Shahini ka thënë se trendi i ikjes nga Kosova është i njëjtë si para luftës vetëm se motivet kanë ndryshuar, shkruan rtv21.tv.

“Trendi i ikjes nga Kosova tash më është i njëjtë sikur para luftës për veç motivet ndryshojne atëherë ishin të frikês nga qeveria serbo-jugosllave e sot që qytetarët janë të zhgënjyer nga Qeveria e Kosovës që nuk po ndryshon asgjë në të mirë të rritjes se motivet për të gjetë një mundësi sa do të vogël për të jetuar në Kosovë”, ka shkruar AKB në “Facebook”.

Tutje në postim thuhet se Migrimi i Kosovarëve ka qenë i vazhdueshëm që nga vitet e 70-ta por shumica kanë ikur në vitet 1990-2000 ku mesatarishtë gjstë kësaj periduhe kanë ikur mbi 450 mijë qytetarë./21Media

Back to top button