BE miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, Kallas: Një nga paketat më të fuqishme deri sot

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka njoftuar se është miratuar paketa e re e sanksioneve ndaj Rusisë.
Përmes një postimi në platformën “X”, Kallas e ka cilësuar këtë si një nga paketat më të forta deri sot.
“Ne po qëndrojmë të palëkundur. BE-ja sapo miratoi një nga paketat më të fuqishme të sanksioneve ndaj Rusisë deri më sot. Po i ulim edhe më tej buxhetin e luftës së Kremlinit, duke vendosur masa ndaj edhe 105 anijeve të flotës së fshehtë, bashkëpunëtorëve të tyre dhe duke kufizuar më tej qasjen e bankave ruse në financime”, ka shkruar Kallas.
Ajo dha më shumë detaje rreth sanksioneve.
“Tubacionet Nord Stream do të ndalohen. Një kufi më i ulët për çmimin e naftës. Po ushtrojmë më shumë presion mbi industrinë ushtarake ruse, bankat kineze që mundësojnë shmangien e sanksioneve dhe po bllokojmë eksportet e teknologjisë që përdoren në drone”, ka shkruar tutje Kallas.
We are standing firm.
The EU just approved one of its strongest sanctions package against Russia to date.
We’re cutting the Kremlin’s war budget further, going after 105 more shadow fleet ships, their enablers, and limiting Russian banks’ access to funding. (1/3)
— Kaja Kallas (@kajakallas) July 18, 2025