Bie nga ndërtesa në lagjen “Mati”, humb jetën një person

Një person ka vdekur sot (e mërkurë) rreth orës 09:30 në lagjen Mati në Prishtin pas i ka rënë nga një ndërtesë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.”, ka thënë Ahmeti.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se  aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin./21Media

Back to top button