Djali 16-vjeçar i liderit çeçen u emërua vëzhgues i një batalioni pushkësh

Djali adoleshent i liderit çeçen Ramzan Kadyrov, i cili u shfaq duke rrahur një të burgosur në paraburgim këtë vit, është emëruar si vëzhgues në një batalion të ri që është pjesë e forcave të ministrisë ruse të mbrojtjes, tha një zyrtar i lartë çeçen për mediat ndërkombëtare.
Adam Kadyrov, i cili mbushi 16 vjet javën e kaluar, së fundmi u emërua si truproja më i lartë i babait të tij.
Ramazan Kadyrov është bërë viral në rrjetet sociale pasi që u postua duke goditur me grushta dhe shkelma një të burgosur, që ishte i akuzuar për djegjen e Kuranit.
Videoja tërhoqi vëmendjen e shumë shikuesëve.
Ndërsa, Ramzan Kadyrov, aleat i vendosur i Presidentit Vladimir Putin, tha në atë kohë se ai ishte krenar për djalin e tij dhe e respektonte Adamin për marrjen e “idealeve të nderit, dinjitetit dhe mbrojtjes së fesë së tij për të rritur”.
Adam Delimkhanov, i cili drejton divizionin çeçen të gardës kombëtare ruse dhe është gjithashtu anëtar i parlamentit rus, tha se 16 vjeçari Kadyrov u emërua vëzhgues i një batalioni pushkësh.
“Ky emërim ishte një rezultat i natyrshëm i shërbimeve të rëndësishme të Adamit në ruajtjen e vlerave fetare, familjare dhe kulturore të popullit tonë,” tha Delimkhanov.
Batalioni çeçen i pushkëve u krijua në fillim të këtij muaji, sipas mediave shtetërore ruse, dhe tani është pjesë e forcave të ministrisë ruse të mbrojtjes./21Media