BE: Një vend anëtar nuk i pranon pasaportat e Kosovës

Një zëdhënës i BE-së, Christian Wigand, tha në Bruksel se në mesin e vendeve anëtare të BE-së, në zonën Schengen vetëm një shtet ka vendosur që të mos e pranojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovë. BE-ja nuk specifikoi se për cilin shtet bëhet fjalë por aktualisht është vetëm Spanja nga 27 vendet anëtare që nuk i ka njohur dokumentet e udhëtimit të Kosovës.
“Në mesin e vendeve të zonës Schengen të gjitha përveç njërës kanë njohur dokumentet e udhëtimit të Kosovës. Kjo nënkupton se liberalizimi i vizave për Kosovën do të mundësojë udhëtimin e qytetarëve me pasaporta të Kosovës në të gjitha vendet e Schengenit, përveç në njërin. Njohja e dokumenteve të udhëtimit është kompetencë e vetë shteteve. Pra është vetëm një shtet i zonës Schengen që nuk e ka njohur pasaportën e Kosovës. Është një vendim nacional që ai vend anëtar e merr vet. Të gjitha vendet e BE-së kanë votuar në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Por në këtë rast nuk është pranuar mundësia e lëvizjes në një shtet anëtar i cili ka pëzgjedhur ta bëjë këtë”, tha Wigand.
Këshilli Evropian dhe së fundmi edhe Parlamenti Evropian hapën dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pas afro 12 vjet pritjeje. Një ceremoni e nënshkrimit të vendimit për liberalizim të vizave u bë gjatë javës në Parlamentin Evropian dhe kjo i hapi rrugën që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së prej janarit të vitit të ardhshëm. Janë pesë vende anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, por katër prej tyre i njohin dokumentet e saj.
Por jo të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të udhëtojnë në BE. Sipas rregullave të BE-së, pasaportat e lëshuara nga e ashtuquajtura Qendra Koordinuese Serbe për Kosovën nuk do të njihen dhe rrjedhimisht qytetarët serbë të Kosovës do të duhej të pajiseshin me pasaportat e Kosovës për të gëzuar lirinë e lëvizjes.
Një media serbe citoi një zdhënëse të BE-së, Anitta Hipper, të ketë thënë se qytetarët serbë me këto lloj pasaporta, nuk do të kenë dobi nga liberalizimi i vizave.
“Derisa po përparojmë me procesin e liberalkzimit të vizave me Kosovën BE-ja është e vendosur që të sigurojë që të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në regjimin pa viza me kushtëzimin se ekzistojnë kushte për për udhëtim të sigurt”, tha ajo.
Një vendim i Qeverisë së Serbisë i vitit 2009 iu mundëson të gjithë shtetesave serbë që kanë vendbanbim në Kosovë dhe që kanë dokumente të organeve paralele të Serbisë në Kosovë, të pajisen me dokumente që lëshohen në të ashtuquajturën Qendër Koordinuese të Policisë së Serbisë. Saktësisht këto dokumente edhe në vitin 2016, kur iu hap për herë të parë rruga e liberaliizimit për Kosovën nga Komisioni Evropian, nuk qenë njohur./21Media