BE po shqyrton mbështetjen për ushtrinë moldave

Bashkimi Evropian po shqyrton mbështetje shtesë ushtarake për Moldavinë, në një përpjekje për të shmangur përhapjen e luftës në fqinjin e Ukrainës.

Në një vizitë në kryeqytetin moldav Kishinau, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se BE po shikonte se si mund të forconte forcat e armatosura të vendit.

Komentet e tij vijnë pas serisë së shpërthimeve të pashpjegueshme të javës së kaluar në Transnistria – një rajon separatist i kontrolluar nga Rusia, i cili është pjesë e Moldavisë. Këto ngritën frikën se konflikti mund të përhapet, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Raportet e fundit të bazuara në burime të inteligjencës ukrainase sugjeruan se Rusia mund të sulmojë Moldavinë në përpjekje për të forcuar ofensivën e saj në Ukrainën jugperëndimore./21Media

Back to top button