Kremlini thotë se nuk do të shpallë luftë në Ditën e Fitores

Kremlini ka hedhur poshtë spekulimet se Presidenti Vladimir Putin planifikon të shpallë luftë kundër Ukrainës dhe të mobilizohet kombëtarisht kur Rusia përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Festa më e madhe publike në Rusi, Dita e Fitores, mbahet çdo vit më 9 maj. Lufta e Dytë Botërore kishte kushtuar më shumë se 20 milionë jetë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka quajtur spekulimet “të pakuptimta” dhe ka shtuar se “nuk ka asnjë shans për këtë”.

Presidenti rus, Vladimir Putin do të mbajë një fjalim më 9 maj dhe do të mbikëqyrë një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës, siç është zakonisht për Ditën e Fitores.

Pushtimi i Ukrainës është përshkruar si një “operacion ushtarak special” dhe jo luftë nga Rusia, shkruan BBC./21Media

Back to top button