Kaloni te përmbajtja kryesore

BE shpall sanksionet ndaj Rusisë, në shënjestër edhe kompani nga Serbia

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje për paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila duhet të konfirmohet nga ministrat e jashtëm javën e ardhshme.

Paketa e re e sanksioneve përfshin pothuajse 200 cisterna të reja nga të ashtuquajturat “flota hije” të përdorura nga Rusia për të anashkaluar sanksionet.

Këto janë anije të vjetra, të pasiguruara, që përdorin trika të ndryshëm për të maskuar origjinën e naftës që mbajnë, duke përfshirë dërgimin e të dhënave false dhe fikjen e transponderëve.

Dyshohet se anijet përdoren edhe për sabotim të infrastrukturës nënujore. Deri tani në listën e sanksionuar janë 153 anije të tilla, të cilave u ndalohet ankorimi në portet evropiane. Tani ky numër rritet në rreth 350 anije.

30 kompani i janë shtuar listës së atyre që janë përfshirë në anashkalimin e sanksioneve, sidomos kur bëhet fjalë për produkte me përdorim të dyfishtë. Këto kompani do të përballen me kufizime të reja tregtare. Sanksionet do të përfshijnë gjithashtu kompani nga vende si Vietnami, Serbia dhe Turqia, të cilat dyshohet se furnizojnë ushtrinë ruse.

U shtuan edhe 75 individë dhe kompani të lidhura me kompleksin ushtarako-industrial. Ai gjithashtu ndalon eksportin e kimikateve nga BE që mund të përdoren për të prodhuar raketa.

Së bashku me këtë paketë, BE-ja kërcënoi Rusinë me “sanksione masive” nëse ajo refuzonte të pranonte një propozim armëpushimi 30-ditor të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi Moskën të martën se do të përballet me sanksione shtesë nëse nuk ka përparim të vërtetë drejt paqes në Ukrainë këtë javë.

Merz ftoi presidentin rus Vladimir Putin të ulet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Stamboll të enjten për të diskutuar një armëpushim dhe një zgjidhje të mundshme paqeje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button