BE thërret ambasadorët rusë për aneksimin e paligjshëm të territoreve të Ukrainës

Bashkimi Evropian ka thirrur në një “mënyrë të koordinuar” ambasadorët rusë në vendet anëtare të BE-së, pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin, javën e kaluar për të aneksuar rajonet e Ukrainës.
“Në përgjigje ndaj hapave të fundit të Rusisë që përshkallëzonte edhe më shumë agresionin e saj kundër Ukrainës, me referendume të rreme dhe aneksimin e paligjshëm të territoreve ukrainase, BE-ja thirri në mënyrë të koordinuar ambasadorët rusë në vendet anëtare të BE-së dhe në institucionet e BE-së”, tha për CNN Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë.
Stano tha se masa synon “të përcjellë dënimin e fortë të këtyre veprimeve” dhe të kërkojë “ndalimin e menjëhershëm të hapave që minojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe shkelin Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar”, përcjell rtv21.tv
Thirrja filloi të premten e javës së kaluar, sipas Stano. Ambasadori rus në BE u thirr në Bruksel të hënën pasdite, shtoi ai./21Media

Back to top button