Profesori i kimisë mbetet pa punë, studentët nënshkruan peticion se ua bëri lëndën të vështirë

Një profesor i një universiteti në New York është shkarkuar nga detyra për arsye se një grup i studentëve nënshkruan një peticion kundër tij, me pretendimin se lënda e tij është shumë e vështirë.
84 vjeçari bëri që 82 nga 350 studentët të kimisë organike të nënshkruanin peticionin duke përmendur metodat e tij të mësimdhënies dhe skicën e lëndës, për të cilën ata thonë se janë arsye e notave të dobëta.
“Ne jemi të shqetësuar për rezultatet tona dhe ato nuk janë një pasqyrim i saktë i kohës dhe përpjekjes së dhënë në klasë”, thuhet në peticion.
Akuzat e ngritura ndaj Jones përfshijnë: uljen e numrit të provimeve afatmesme nga tre në dy, asnjë kredi shtesë, nuk ka qasje në platformën Zoom për leksione për ata që janë të infektuar me Covid-19 etj.
Edhe në vitin 2020 u një peticion i ngjashëm me atë të këtij viti, ku 30 nga 475 studentë nënshkruan se kanë nevojë për më shumë ndihmë./21Media 

Back to top button