BE uron Ramën dhe ministrat e rinj: Shqipëria mund të mbyllë negociatat brenda 2027

Delegacioni i Bashkimit Evropiane në Shqipëri ka përgëzuar Kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e ri qeveritar pas betimit te Presidenti, për detyrën në katër vitet e ardhshme në qeverisjen e vendit.

Përmes një postimi në platformën “X”, delegacioni i BE-së deklaron se miratimi dhe zbatimi i reformave të nevojshme, do duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës.

Ndër të tjera nga delegacioni thuhet se përmes këtyre proceseve, Shqipëria do arrijë qëllimin për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në familjen e madhe europiane brenda 2030-ës.

“Urime Kryeministrit @ediramaal dhe të gjithë Ministrave me rastin e marrjes së detyrës. Me një përpjekje të vazhdueshme në miratimin dhe zbatimin e reformave të nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë qëllimin e saj ambicioz për mbylljen e negociatave të pranimit në BE deri në fund të vitit 2027. Ne mezi presim të punojmë së bashku me të gjithë palët e interesuara shqiptare për të arritur këtë moment të rëndësishëm në dobi të popullit shqiptar”, thuhet në postim.

Kujtojmë se më 12 shtator, Edi Rama u dekretua nga presidenti Bajram Begaj për herë të katërt si kryeministër i Shqipërisë, prej ngjitjes në krye të pushtetit ekzekutiv në vitin 2013.

Back to top button