BE: Veprimet e fundit në veri mund të ndikojnë negativisht në heqjen e masave ndaj Kosovës

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës mund të kenë ndikim negativ në heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

Ai i është referuar mbylljes së nëntë filialeve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës të hënën, që po funksiononin pa licencë.

“Në këtë fazë BE-ja e ka thënë qartë se çfarë pret nga administrata e Kurtit, të rishqyrtojë vendimin dhe të adresojë këtë çështje në kuadër të dialogut e të vijë me një propozim që do të marr në konsideratë ndikimet e mundshme negative të vendimit për njerëzit në veri…Fakti që Kosovës i janë vendosur masa nga BE-ja vitin e kaluar është reflektim i hapave që çuan te përshkallëzimi. Ta ne po shohim më tepër hapa të njëanshëm e më tepër hapa të pakoordinuar. Nuk është kjo deeskalim. Kjo çon në përshkallëzim të mëtutjeshëm. E mendoj se kjo duhet të kuptohet qartë nga ata që marrin vendime në Prishtinë”, ka thënë Stano në konferencë për media 

Show More
Back to top button