BE: Zgjedhjet e lira, interesi i qytetarëve
BE përshëndeti marrëveshjen e Bashës dhe Ramës
Delegacioni i BE-së në Tiranë, ka përshëndetur sot arritjen e një marrëveshje politike mes dy liderëve të partive më të mëdha në vend, Bashës dhe Ramës.
“Urime për marrëveshjen e arritur për zgjedhje të lira e të ndershme, ne interesin e të gjithë qytetarëve shqiptare”, thuhet në një postim në Twitter nga zyra e BE në Tiranë.