Beatrix Ramosaj e vetme në shtëpi përjeton diçka të frikshme

Këngëtarja nga Shqipëria, Beatrix Ramosaj e vetme në shtëpi ka përjetuar diçka të frikshme.
Ramosaj ka përjetuar paralizën e gjumit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një instastory.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që këngëtarja përjeton paralizë të gjumit, mirëpo kësaj here sipas saj ishte shumë më e frikshme sepse ishte e vetme në shtëpi.
”Përjetova paralizë gjumi mbrëmjen e shkuar pas një kohe shumë të gjatë dhe e kisha harruar se sa traumatizuese është kjo gjë. Akoma dhe më e keqe kur je vetëm në shtëpi”, ka shkruar Ramosaj në instastory.

Ndryshe, projekti i fundit i këngëtarës është ”By my side”, e cila është publikuar më 11 qershor të këtij viti./21Media

Back to top button