Vdiq një 70-vjeçar në një motel në magjistralen Prishtinë-Podujevë

 
Një 70-vjeçar është gjetur i vdekur në një motel në magjistralen Prishtinë-Podujevë më saktësisht në fshatin Prugovc.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas policisë rasti është raportuar rreth orës 08:30, teksa ekipi i mjekëve emergjent ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.
Borovci ka bërë të ditur se aktualisht rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë” përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes./21Media

Back to top button