Beatrix Ramosj fitoi dy çmime

 

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është shumë e dashur për publikun. Ajo ka marrë pjesë në festivalin ”Netët e klipit Shqiptar 2021”, ku edhe ka fituar dy çmime.

Lajmin e ka bërë të ditur sot këngëtarja në instagram ku edhe i ka theksuar edhe çmimet që i ka fituar.

”Në fund të fundit, vallëzimi me djallin nuk ishte aq i keq. Fitova 2 çmime Fituese e cmimit ”Interpretimi më mirë femër” dhe ”Regjia më mirë” në Netët e klipit Shqiptar 2021”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografive.

Ndryshe, ”Netet e Klipit Shqiptar 2021” është  festivali i vetëm i imazhit shqiptar që daton që në vitin 2002 dhe organizohet çdo vit në Tiranë si një festival i mirëfilltë i videoklipit ku konkurojnë artistë të shumtë e studio prodhimi të kësaj fushe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi si dhe diaspora shqiptare duke e bërë garën çdo vit e më interesante./21Media

Back to top button