Bebe Rexha pothuajse po martohej pasi erdhen t’ia kërkojnë dorën 

 

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha ka treguar diçka të pazakontë.

Gjatë kohës sa ishte adoleshente, ajo sa nuk po martohej, pasi kishin ardhur burra t’ia kërkonin dorën për martesë, siç e don tradita zakonisht në familjet shqiptare.

31 vjeçarja tha se nëna e saj, Bukurija kishte “luftuar” kundër traditive për shkak që dëshironte që vajza e saj të kishte një karrierë në industrinë e muzikes, të cilën e kishte ëndërruar çdoherë.

“Gjithçka ka ndryshuar tani, femrat kanë më shumë të drejta, por kur unë isha më e re, meshkujt vinin të kërkonin dorën timë për martesë, ishte pjesë e kulturës”, tha Bebe për The Daily Star./21Media

Back to top button