Bebe Rexha publikon fotografi me të dashurin

 

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, pas publikimit të albumit të katërt ka vendosur që ta festojë këtë moment të rëndësishëm.

31-vjeçarja ka publikuar në rrjetet sociale fotografi ku shihet me të dashurin e saj, Keyan Safyari, duke shkuar në ahengun e organizuar.

Ajo dukej shumë e lumtur, përdore kishte njeriun e saj të zemrës derisa mbante veshur një pallto me dekolte të hapur e cila kishte një zbukurim të bardhë rreth jakës dhe xhepave si dhe një palë pantallona të ngushta prej lëkure, shkruan rtv21.tv

Bebe ndau një paraqitje të shkurtër të mbrëmjes së saj në instastory duke inkurajuar fansat që të bashkohen me të.

”Natën e kaluar patën një darkë intime, ishte mirë, këtu janë disa fotografi”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografive/21Media

Back to top button