Bebe Rexha publikon fotografinë e panos nga shkolla e mesme

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare që gëzon famë ndërkombëtare në tregun e muzikës.
Rexha kësaj radhe në rrjetet sociale, ka ndarë me 10.7 milionë ndjekësit e saj një fotografi të rrallë nga fëmijëria e saj, shkruan rtv21.tv.
Bëhet fjalë për fotografinë kolektive të klasës në shkollën e mesme, ku artistja ka prezantuar portretin e saj.
Këngëtarja 32-vjeçare nuk heziton asnjëherë të publikojë imazhe të tilla në rrjetet sociale./21Media

Back to top button