Bebe Rexha qëllohet me telefon në fytyrë gjatë koncertit

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha është goditur në fytyrë me një telefon teksa ishte në një koncert në New York City të dielën.

33-vjeçarja po performonte një koncert në The Rooftop në Pier 17 në turneun e saj Best F’n Night Of My Life.

Siç shihet në një video në Twitter, artistja e “Back to You” u pa duke kënduar dhe duke u drejtuar drejt pjesës së përparme të skenës.

Derisa ajo ishte përballë audiencës, një telefon u pa duke dalë nga publiku dhe duke e goditur atë drejt në fytyrë.

Pas një momenti tronditjeje, këngëtarja e nominuar për Grammy ra në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarë të shumtë të ekipit të saj nxituan për ta ndihmuar.

Videoja u shpërnda nga një numër i të pranishmëve të koncertit në Big Apple të dielën.

Teksa mjekët po kujdeseshin për të dhe po e çonin pas perdes në vend, ajo i bëri një përshëndetje audiencës.

“Kjo është Bebe Rexha që po largohet me nxitim nga vendi i koncertit këtu në NYC pasi dikush hodhi një telefon dhe e goditi në fytyrë teksa ishte në skenë”, ka shkruar përdoruesi i Twitterit në klipin e publikuar.

Një përdorues tjetër i Twitterit tha se Bebe Rexha është dashur t’i bënte tri qepje, pas dikush nga audienca e goditi me telefon.

Një numër i fansave të Rexhës shkuan në Twitter për të shprehur mllefin pas sulmit e pakuptimtë ndaj yllit të popit./21Media

Back to top button