Befason Liverpooli, kërkon yllin e PSG-së

Jordan Henderson dhe Fabinho janë shumë afër largimit nga Liverpooli, ndërsa destinacioni i ardhshëm i tyre do të jetë Arabia Saudite.

Henderson është afër të bashkohet me Steven Gerrard te Al Ettifaq, ndërsa Fabinho do të kalojë te skuadra e Al Ittihad.

Tani, Liverpooli si duket veçse e ka gjetur zëvendësuesin e Fabinhos siç bëhet e ditur nga “Sky Sports”.

Thuhet se “Të Kuqtë” po e konsiderojnë të bëjnë një lëvizje për yllin e PSG-së, Marco Verratti për ta zëvendësuar Fabinhon.

Back to top button