Begaj: Akti i organizuar kriminal në Veri është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviq, ku ka mbetur i vrarë një polic dhe ku janë plagosur dy të tjerë.
Begaj ka thënë se ky akt i organizuar kriminal është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë të Kosovës.
Postimi i plotë:
Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.
Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur.
Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët.
Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës