Dioqeza Rashkë-Prizren tregon se persona të armatosur po lëvizin në oborrin e Manastirit të Banjskës

Dioqeza e Rashkës – Prizrenit e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku ka mbetur i vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës, dhe ka theksuar se kjo ngjarje mund të ketë “pasoja të mëdha” andaj është e rëndësishme të ruhet paqja.

Dioqeza ka thënë se është e shqetësuar për shkak se “një grup personash të armatosur, të maskuar, kanë hyrë në Manastirin (Banjska) me automjet të blinduar, duke thyer portën e mbyllur të Manastirit”.

“Persona të armatosur, të maskuar, po lëvizin nëpër oborr dhe herë pas here dëgjohen të shtëna. Dioqeza dënon ashpër dhunën e hapur që ushtrohet në objektin fetar të Kishës Ortodokse Serbe, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që sa më parë t’i japin fund konfliktit”, është thënë në njoftim.

Në fillim të korrikut, deputetja britanike Alicia Kearns pati thënë se në veri të Kosovës “armët po kontrabandohen në autoambulanca dhe më pas po ruhen në objektet e kishave”.

Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR, pati thënë atë periudhë se nuk është gjetur asnjë provë për pretendimet e deputetes britanike, ndërkaq autoritetet e Kosovës i patën nisur hetimet.

Back to top button