Begaj betohet si president i Shqipërisë

Bajram Begaj ka dhënë betimin sot në Kuvend si presidenti i tetë me radhë i Shqipërisë. Begaj bëri betimin me dorë mbi Kushtetutë, e detyrën e nisi pas këtij procesi.

Më pas ai do të drejtohet drejt Presidencës, ku do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës nga presidenti i deritanishëm Ilir Meta te presidenti i ri Bajram Begaj.Pas Alfred Moisiut, ai është kreu i dytë i shtetit që vjen nga Forcat e Armatosura.
Emri i tij për të qenë presidenti i tetë me radhë i shtetit erdhi me bekimin e kryeministrit Edi Rama, i cili zgjodhi përsëri modelin e ushtarakut, duke iu referuar Alfred Moisut, që ai e cilësoi një sukses.
Bajram Begaj (55), ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.
Në këtë ceremoni po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani./21Media
Back to top button